Ulqini është i vetmi qytet në Bregdet i cili nuk ka marinë, prandaj kjo është nevojë e cila imponohet me dekada.
Në Qeverinë e Malit të Zi mendojnë se, pas rikonstruktimit ekologjik, është më mirë që ajo të jetë në kanalin Port Milena, i cili është marinë natyrore dhe që gjithmonë ishte vend ku, në rastet e motit të keq, pronarët e varkave kanë çuar mjetet e tyre lundruese.
Edhe me Planin Urbanistik të Ulqinit është paraparë marina në Port Milenë me 100 vende.
Sipas vlerësimeve të mëhershme të ekspertëve, marina në Port Milenë mund të ketë rreth 400 vende për lidhjen e varkave.
One Response
Greate best realistic plan ever hope you succeed.