Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, me seli në Budvë, janë paralajmëruar investimet e rëndësishme gjatë këtij viti në territorin e Ulqinit.
Siç shkruan “Dan”, vetëm për rregullimin e Molës së madhe, gjegjësisht dokut poshtë Kalasë, është planifikuar të investohet 750 mijë euro.
Nga ky institucion po ashtu kanë njoftuar se dëshirojnë të ndërtojnë rrugën për këmbësorë nga hoteli “Albatros” deri tek kepi i Gjeranave, ndërsa do të punohet edhe për revitalizimin e Pyllit të pishave dhe Parkut të qytetit në Plazh të vogël.