Plani Hapësinor i MZ: MBROJTJA E KRIPORES DHE VALDANOSIT, NË PLAN EDHE AEROPORTI

Prostorni PlanPlani Hapësinor i Malit të Zi vazhdon ta konsiderojë hapësirën e kripores si kripore, tha udhëheqësja e hartimit të Planit Hapësinor të Malit të Zi Svetlana Jovanoviq.

Ajo për gazetën Dan tha se në këtë dokument u dha rekomandimi që aty të prodhohet kripa. “Nuk u planifikua turizmi, nuk janë planifikuar hotelet, e as zhvillimi turistik. Duhet të shtyhet prodhimi i kripës, sepse nëse ai nuk ekziston, kam frikë se nuk do të ketë as shpend”, tha Jovanoviq.

Ajo foli edhe për hapësirën e Valdanosit, në të cilën, edhe sipas Planin për Zonën Bregdetare, qartazi ndalohet ndërtimi.

Plani Hapësinor i Malit të Zi, siç tha ajo, do të përkrahë edhe aeroportin në Ulqin.

Përndryshe, hartimin e planit, i cili është dokumenti më i rëndësishëm strategjik shtetëror në fushën e planifikimit, e ndaloi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi