Sipas planeve të Komunës së Ulqinit, mali Mavrian do të jetë zonë e re turistike.
Planifikohet që ajo të ketë gjithsej 260 hektarë, prej të cilëve e ashtuquajtura zona ekskluzive do të përfshinte sipërfaqen prej 42 hektarësh.
Në Draftin e Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare, i cili është plan i rendit më të lartë, zona e Mavrianit është përfshirë në “zonat rezervë zhvillimore”.








