Plani i zonës bregdetare: MINISTRI POHON SE NUK KA NDËRTIM NË KRIPORE DHE VALDANOS

Pavle Radulovic„Në zonën e Kripores dhe ullishtës në Valdanos nuk ka ndërtim“, deklaroi ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq.

Duke folur në shqyrtimin publik për Draftin e Planit Hapësinor me Dedikim të Veçantë për Zonën Bregdetare i cili sot mbajt në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit ai tha se ky plan parasheh të gjitha ato që janë të shkruara në Planin Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit.

Tha se plani ka rripin prej një kilometri nga vija e bregut: në 100 metër nga vija e bregut ndalohet ndërtimi, gjersa 900 metra të tjera në pjesën e pasme janë të dedikuara për turizëm, jo ndërtim banesash.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq shprehu bindjen se plani i propozuar është i mirë dhe në interes të komunitetit lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi