Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ftoi qytetarët, institucionet dhe opinionin e interesuar që të japin vërejtjet në Draftin e Planit Hapësinor të Zonës Bregdetare me Dedikim të Veçantë, i cili edhe disa ditë është në shqyrtim të përsëritur publik.
“Tani kemi rripin me gjerësi një kilometër i cili shtrihet nëpër tërë Bregdetin. Kemi 100 metër distancë bregdetare për të cilën jemi të obliguar me Konventën e Barcelonës dhe 900 metër të tjera të rezervuara për zhvillim të turizmit”, tha ministri Pavlle Radulloviq duke shtuar se në këtë zonë nuk do të ketë ndërtim banesash sepse është e dedikuar vetëm për zhvillimin e turizmit.
Sipas fjalëve të tija, hapi i radhës është përgjigja në vërejtjet e qytetarëve deri me 14 qershor me pritshmëri se plani do të shkojë në Qeveri diku në gjysmë të korrikut.