Plani Hapësinor me Dedikim të Veçantë për Zonën Bregdetare, i cili përfshinë tërë territorin e komunës së Ulqinit, prapë është lëndë e shqyrtimit të opinionit.
Shqyrtimi publik do të tregojë se janë pranuar vërejtjet e opinionit të Ulqinit në versionin e inovuar të Draftit, të cilin e miratoi Qeveria e Malit të Zi.
Jozyrtarisht mësojmë se ndërtimi nuk është planifikuar në Kripore, e cila konsiderohet si eko resort – mbrotja e shpendëve.
Si sipërfaqe të veçanta për turizëm u veçua ishulli Ada, gjersa për valorizim turistik janë paraparë Moteli Shas, Ekonomia e Shasit dhe Valdanosi.