Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka solli vendimin me të cilin kohëzgjatja e shqyrtimit publik mbi Draftin e Planit strategjik të zhvillimit të komunës së Ulqinit 2015-2020 do të zgjatet deri më 21 shtator.
Ky vendim është sjell me kërkesë të qytetarëve dhe organizatave joqeveritare.
Kjo do të thotë se shqyrtimi publik për këtë dokument të rëndësishëm do të zgjas gjithsej 38 ditë.
Nga administrata lokale edhe një herë kanë ftuar qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive lokale, organizatave joqeveritare, organeve, shërbimeve publike dhe institucioneve profesionale që të kyçen në proces të shqyrtimit publik dhe të japin kontributin e vet që përmbajtja e këtij vendimi të jetë sa më cilësore.