Edhe sot zgjat shqyrtimi publik për Draftin e Planit strategjik të zhvillimit të komunës së Ulqinit 2015-2020.
Debati për këtë dokument të rëndësishëm planifikues ka filluar më 15 gusht, ndërsa me kërkesë të disa organizatave joqeveritare dhe qytetarëve, kohëzgjatjen e tij për 17 ditë të tjera e shtyu kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Në ndërkohë tek Shërbimi i menaxherit Omer Bajraktari, i cili në mënyrë operative udhëheq këtë proces, janë dorëzuar edhe disa vërejtje.
Pritet tani që të gjithë vërejtjet që janë dëgjuar gjatë shqyrtimit publik të shqyrtohen nga ana e përpunuesit, e pastaj Plani të miratohet në një nga mbledhjet e ardhshme të Parlamentit lokal.