“Shpresoj që deri në fund të vitit ky dokument shumë i rëndësishëm do të jetë gati para së gjithash sepse e kemi versionin e tij punues”, tha në mbledhjen e sotme konstitutive të Grupit konsultativ komunal për punimin e planit strategjik të zhvillimit të Ulqinit kryetari i komunës Fatmir Gjeka.
Meqë Ulqini është e vetmja komunë në vend e cila nuk e ka Planin strategjik të zhvillimit, është planifikuar që ky grup, i cila ka 28 anëtarë, të takohet dy herë në muaj. Gjeka theksoi që duhet harmonizuar aktivitetet duke thënë që është në vijim shqyrtimi publik mbi Planin hapësinor urbanistik të komunës, si dhe sjellja e një sërë planeve tjera të rëndësishme për këtë komunitet lokal.
Koordinatori i përpilimit të Planit strategjik të zhvillimit të Ulqinit për periudhën 2015-2020 do të jetë menaxheri i komunës Omer Bajraktari.