Parlamenti lokal në seancën e fundit ka miratuar Planin strategjik të zhvillimit të komunës së Ulqinit deri në vitin 2020.
Me këtë plan, përveç të tjerash, parashikohet që në Valdanos për 18 muaj të ndërtohet „qendra turistike për shëtitje, argëtim, rekreacion dhe vështrim të natyrës“.
“Qëllimi është përmirësimit dhe diversifikimit të ofertës turistike në komunë të Ulqinit. Në këtë hapësirë ekziston potenciali i jashtëzakonshëm i cili nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm. Ndërtimi i qendrës do të mundësojë vizitorëve që gjatë tërë vitit të kenë hapësirë për shëtitje, argëtim dhe rekreacion”, thuhet në këtë dokument zhvillimor.
Shtohet që kjo hapësirë do të ketë edhe qëllime tjera ekonomike nëpërmjet mundësisë së hapjes së objekteve të reja afariste.