Administrata lokale në Ulqin përgatiti Draftin shtatëvjeçar të Planit Strategjikë të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit (2022 – 2029).
Nga gjithsej 87 projekte që janë pjesë e këtij dokumenti, 38 kanë të bëjnë me turizëm.
Drejtori i Organizatës Turistike, Gzim Hajdinaga tha për “Pobjeda” se është e arsyeshme që kjo degë ekonomike, e cila në mënyrë direkte ose indirekte realizon tre të katërtat e të ardhurave në Ulqin, ka vendin qendror në këtë dokument.
Infrastruktura cilësohet si mungesa kryesore për avancimin e ofertës turistike.