Plantazhi shembullor i O.Kallabës në Malin e Brisë: SHPËRBLEHET ME MEDALJEN E ARTË PËR CILËSINË

KallabaNë manifestimin më të madh rajonal të ullishtarëve dhe prodhuesve të vajit, “Noqnjak”, i cili mbahet në Zarë, ullishtari i njohur nga Ulqini Osman Kallaba fitoi dy medalje ari për cilësinë e vajit.

Edhe pse u shpërblye edhe më herët, këto janë çmimet më të vlefshme të njeriut dhe entuziastit të ullishtarisë, por edhe për tërë Ulqinin.

Osmani me mundin, përpjekjen dhe dijen e madhe për 11 vite, në tokën familjare në Malin e Brisë, krijoi plantazhin e mrekullueshëm me mbi 1.500 rrënjë ullinj. Është interesante që në këtë ullishtë ekzistojnë nëntë lloje të kësaj bime të bekuar.

Kallaba pret që vjelja e sivjetme e ullinjve në plantazhin e tij, e cila planifikohet për fundin e tetorit, do të jetë e bereqetshme.

Përndryshe, vaji me cilësi shumë të lartë prodhohet si rezultat i një sërë faktorësh: kushteve të shkëlqyeshme klimatike, vjeljes me dorë të ullinjve dhe përpunimit të shpejtë, prandaj edhe mban çmim dhe vlerësim të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi