Plava pret të premten promovimin e dokumentarit që lidh kulturat e Ulqinit dhe Plavës: ‘KROJET E SË KALUARËS – FUQIA E MULTIKULTURALIZMIT'”

Më 23 maj 2025, me fillim nga ora 20:00, në sallën e Qendrës për Kulturë “HuseinBashiq” në Plavë, do të mbahet promovimi i filmit dokumentar „Burimet e së kaluarës – fuqia e multikulturalizmit“.

Ky dokumentar paraqet një rrëfim të ndjeshëm dhe të fuqishëm mbi bashkëjetesën, traditat dhe mozaikun kulturor që lidh qytetet e Ulqinit dhe Plavës – dy vende me histori të pasura e të ndërthurura kulturore. Promovimi në Plavë simbolizon një urë lidhëse ndërmjet këtyre dy qyteteve që, përmes këtij bashkëpunimi, forcojnë vlerat e respektit të ndërsjellë dhe të multikulturalizmit.

Organizator i ngjarjes është Telefoni SOS për femra dhe fëmijë viktima të dhunës – Ulqin, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë “Husein Bashiq” – Plavë.

Ngjarja vjen si një dëshmi e përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e dialogut mes komuniteteve.

Ulqini dhe Plava – bashkim i traditës, kulturës dhe bashkëjetesës.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi