Policia e Ulqinit në mënyrë intensive po kërkon kryesin e panjohur të cilët të shtunën në Plazhin e Madh me skuter ose mjet tjetër lundrues, ka aksidentuar për vdekje shtetasin e Austrisë Fatmir Haziri (57) dhe pastaj ka ikur nga vendngjarja, mëson “Vijesti”.
Sipas informatave të kësaj gazetë, hetuesit deri tani kanë sekuestruar të paktën pesë skuterë, të cilët ishin lëndë e ekspertizës.
Inspektorët e Njësisë së Sigurisë në Ulqin kanë ngritur padinë penale pranë prokurorit shtetëror kundër N.N. personit për shkak të veprës penale – vepër e rëndë kundër sigurisë së komunikacionit publik.
Portali Ul-info mëson se për çdo gjë është informuar ambasada e Austrisë në Podgoricë.