‘Plazhi i madh-përgjegjësi e madhe’: Takim me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe të bashkësive lokale

Në kuadër të projektit ‘Plazhi i madh-përgjegjësi e madhe’ të enjten u realizua takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe përfaqësues të bashkësive lokale. I ftuar për të ndarë përvojat e sektorit civil nga Mali i Zi ishte Milosh Vukoviq, i cili njëherit para të pranishmëve paraqiti shembujt më konkret kur flitet për investime shumë të mëdha dhe njëkohësisht shumë të dëmshme të cilat janë ngushtë të lidhura me korrupsionin e një ndër ta edhe rasti i Plazhit të Madh dhe nënshkrimi i Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Poashtu, Mustafa Canka shpalosi opinionet dhe qëndrimet rreth asaj se si qytetarët e Ulqinit e shohin dhe e duan zhvillimin e qëndrueshëm për qytetin e tyre, veçanërisht vetëdija e komunitetit mbi rëndësinë e ruajtjes së resurseve natyrore por edhe trashëgimisë kulturore dhe historike.

Ky është takimi i parë pasiqë në vijim do të organizohen edhe takimet me bashkësitë tjera lokale, përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucioneve relevante.

Projekti ‘Plazhi i madh-Përgjegjlsi e madhe’ implementohet nga OJQ ‘Kualiteti lokal’, ndërsa bashkëpunëtor në nivel lokal janë OJQ MogUL, OJQ MSJA dhe Portal Ul-Info. Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së aktivizmit qytetar kurse qëllime specifike janë: rritja e vetëdijes tek qytetarët e Ulqinit për qëllimet e qeverisë së Malit të Zi për Plazhin e Madh si edhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe pushtetit vendor sidomos në çështje të tilla si mbrojtja e mjedisit, respektimi i ligjit dhe dëshirës e vullnetit të komunitetit lokal.

 

Projekti ‘Plazhi i madh-Përgjegjësi e madhe’ mbështetur nga OJQ MANS dhe OJQ Nasha akcija realizohet në kuadër të Projektit ‘Fuqizimi i zërave të komunitetit: përpjekjet për drejtësi dhe sundimin e së drejtës’ i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi