Plazhi i Madh: VEND I PREFERUAR PËR ADHURUESIT E JOGËS DHE MEDITIMIT

Tash disa vjet adhuruesit e jogës nga vendi dhe rajoni në fund të sezonit organizojnë grumbullimin në Plazhin e Madh.

Siç thonë, me programin e planifikuar me kujdes, të përshtatur për çdo person, me muzikën e valëve dhe erës, cicërimën e zogjve, ky vend është i përsosur për joga.

Ushtrimi i jogës dhe meditimit, mu në breg të detit, është eksperiencë e paharrueshme dhe përjetim që sjellë të mira të mëdha për trupin dhe mëndjen.

E si ndryshe të quhen përveç kënaqësisë orët e jogës dhe meditimit, shëtitjes, rrezitjes, larjes, shoqërimit, afrimit, pëshpëritjes dhe vezullimit në harmoni me ritmet e natyrës në këtë parajsë në Tokë.

Thjesht e ndjeni çlirimin nga mendimet e këqija, rriteni dhe zhvilloheni shpirtërisht, duke u mbushur me energjinë e pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi