Plehrat artificial: KOMPANIA ENIKOM NGA ULQINI BËNË IMPORTIN E PARË

Skender KaleziqiËshtë nisur kontigjenti i parë i plehrave artificale për eksport në Mal të Zi mbi 100 tonë nga fabrika e plehrave artificiale Hemoagrokos nga Vushtria. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Zhvillimit Ekonomik, Agjencioni për Promovimin e Investimeve, Aleanca Kosovare e Bizneseve. Komuna e Vushtrrisë, ajo e Mitrovicës etjerë.

Bernard Nikaj, zëvendës ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha se pos që Kosova po eksporton, prodhimtaria jonë ka potenciale për të zëvendësuar edhe importin.

Ndërsa Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se tashmë kjo fabrikë ka nisur të marr edhe tregjet e huaja dhe e cila do të ndikoi që të përjashtoi prodhimet e huaja nga tregu vendës. Këto prodhime janë të cilësisë së lartë.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve Kosovare, kërkon nga institucionet lokale dhe ato qendrore që prodhuesit e Kosovës ti kenë prioritet dhe të bëjnë politika më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe rritjen ekonomike.
Agim Bahtiri, kryetar i Komunë së Mitrovicës, tha se gjithnjë ka pasur për qëllim që ti mbështes prodhusit vendës dhe se ndihmesa ndaj tyre do të rritet edhe më shumë.

Skender Kaleziqi pronar i kompanisë Enikom nga Mali i Zi, tha se ky është importi i parë që po bëhet ndërmjet kompanisë Eni Kom e cila ka eskulzivitetin për Malin e Zi dhe fabrikës së plehrave Hemo Agro Kos nga Kosova.

“Sigurisht që për Malin e ZI, ky është import, por për mua jo, sepse ne i kemi shumë borxh Kosovës. Ne nuk i dimë vetëm mysafirët nga Kosova, por edhe prodhimet e saja”, tha Kaleziqi. Ai kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të forcohet edhe në fusha tjera dhe të rritet ekonomia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…