Në qendër të Podgoricës, Tivarit, Tuzit dhe Ulqinit të shtunën janë shfaqur pllakatet e përkrahjes ndaj deputetit Dritan Abazoviq të cilin të enjten në Kuvendin e Malit të Zi me gjuhë fyese e ka emërtuar kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Në pllakate, të cilat ishin në ngjyrat e njohura të partisë, ka shkruar “I ja sam bitanga”(Edhe unë jam vagabond).
Në Facebook është aktivuar faqja “Otvorena podrska Dritanu Abazovicu”(Përkrahja e hapur ndaj Dritan Abazoviqit).
Lidhur me incidentin e rëndë në Parlamentin shtetëror të hënën do të mbahet Kolegjiumi i këtij institucion.