Mbas shtatë ditëve të akullta, në Ulqin të mërkurën vonë filloi të bie borë.
Temperatura e ajrit e cila sillet rreth një gradë poshtë zeros dhe ndalja e erës së ftohtë dhe të fuqishme lindore, kanë krijuar kushtet ideale që i tërë qyteti të zbardhet.
Nëse do të bie me këtë intensitet, të enjten në mëngjes fëmijët do të kenë mundësinë ideale që të luajnë në dëborë.