Këtë fundjavë në Ulqin do të përfundojë turneu në minifutboll. Sonte do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa nesër ndeshjet për vendin e 1 dhe të 3.
Me angazhimin e disa dashamirësve të futbollit, në krye me Skendo Rexhën, Ulqinakët në tre javët e kaluara në Sallën e SHF “Marshall Tito” kishin mundësi të përcjellin ndeshjet e skuadrave më të mira nga ky regjion.
Mbetet shpresa që ky turne do të bëhet tradicional, ndërsa manifestim i ngjashëm do të organizohet në fillim ose fund të verës edhe në rërë.