Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë ka dorëzuar në Prokurorinë speciale shtetërore padinë penale kundër personave për të cilët ekzistojnë njohuri që për vite të tërë kryejnë peshkim me lëndë shpërthyese në det, e për të cilët dyshohet se kanë logjistikë dhe „shpinë“ madje edhe në ndonjë nivel të strukturave policore në shtet, shkruan „Pobjeda“.
Padia penale, siç thuhet, është bazuar në informata dhe njohuri të hollësishme të grumbulluara nga qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile nga disa komuna bregdetare.
Është dorëzuar në prokurorinë speciale në fillim të korrikut, e për te të njëjtën ditë janë njoftuar kryetari i Qeverisë dhe Drejtori i Drejtorisë së policisë.