“Pobjeda”: E PASIGURT LISTA E PËRBASHKËT E PARTIVE SHQIPTARE

TakimPartitë shqiptare në Mal të Zi filluan bisedimet për platformën e përbashkët dhe formimin e listës unike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, akoma nuk është e sigurt se a do të arrijnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet e veta dhe të arrijnë dakordësimin përfundimtar, shkruan „Pobjeda“.

Të gjithë bashkëbiseduesit e kësaj gazetë vlerësojnë se kjo është formula për sukses dhe se duhet të jenë konstruktiv, ndërsa lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi thotë që kjo është e nevojshme të bëhet.

Sipas fjalëve të Nik Gjeloshajt nga Alternativa shqiptare, problemi kyç për momentin është Forca, e cila, siç pohon, është në marrëdhënie të këqija me të gjithë partitë shqiptare.

“Partitë me 300,400 vota me siguri nuk mund të vlerësojnë si është partia jonë me 5000 vota shqiptare”, tha për “Pobjeda” nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu duke theksuar se “ai personalisht në Kuvendin e Malit të Zi ka formuar klubin e deputetëve shqiptar, i cili duhet të ishte bazë për listën e ardhshme të përbashkët”.

Një nga drejtuesit e Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj thotë se nuk duhet hequr dorë nga opsioni i pjesëmarrjes së përbashkët, por se kjo është vështirë të pritet nëse kemi parasysh mosrespektimin e rotacionit të dakordësuar të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…