„Pobjeda“: EDHE ULQINAKU NË ISIL?

SirijaGazeta ditore “Pobjeda” në tre ditët e kaluara ka publikuar shkrimet hulumtues për shtetasit malazez të cilët kanë humbur jetën ose luftojnë në Siri, Irak dhe Libi në anën e organizatës terroriste të quajtur “Shteti islamik i Irakut dhe Levantit”(ISIL).

Duke u bazuar në burime të mirë informuara, kjo gazetë i ceku emrat e katër shtetasve malazez të cilët humbën jetën si përfaqësues të ISIL-it.

Shtohet që edhe tetë persona nga Mali i Zi luftojnë dhe se ato konsiderohen të “zhdukur”. Ndër to është edhe një person nga Ulqini, për të cilin thuhet se nuk dihet ku ndodhet momentalisht dhe a është gjallë.

Përndryshe, nga këto tekste është evidente që shërbimet e sigurisë të Malit të Zi me kujdes përcjellin të gjithë aktivitetet të përfaqësuesve të të ashtuquajturës lëvizjes vehabiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi