“Pobjeda”: GJEKES DHE ZENKES “I DOLI PREJ HUNDËSH” MËNGJESI ME CUNGUN

Cungu, Gjeka, ZenkaGazeta proqeveritare “Pobjeda” në botimin e sotëm merret me skandalin i cili shpërtheu të martën mbasi që në faqen zyrtare të FB të Forces së re demokratike u publikua fotografia e liderëve të tri partive nacionale shqiptare me tekstin përcjellës që kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka iku nga bisedimet.

Mbasi që Gjeka ka demantuar ashpër këto shkrime, këtë për “Pobjeda” e vërtetoi dhe lideri i UDSH-së Mehmed Zenka.

“Ishim në Qeveri në takim lidhur me NATO integrimet. Si dolëm nga Qeveria, Cungu na ftoi për kafe. U ulëm të pimë kafen, njëkohësisht hëngrëm dhe mëngjesin. Menjëherë ftoi kamerierin dhe ia dha telefonin të na fotografoi. Nuk pash asgjë të keqe në atë që të kemi fotografi të përbashkët. Nuk kemi bërë asnjë bisedë formale. Me Gjeken foli joformalisht, unë nuk isha objektiv i bisedës. Gjeka i tha që nuk ishte as vendi dhe as koha të flasim për koalicion. Nuk i ka thënë që tashmë ka bërë koalicion me PDS-në e as nuk ka ikur nga tavolina. Normalisht i kemi dhënë dorën njëri tjetrit dhe jemi ndarë. Para na fotografoi gazetarja, pasi që, siç duket, Cungu ftoi dhe gazetarët, sepse nuk i ftuam as Gjeka dhe as unë. As nuk mbërrita deri në Ulqin e fotografia jonë nga restoranti ishte në FB. Me këtë gjest na ka ofenduar të gjithëve”, tha Zenka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do