“Pobjeda”: NË MINISTRI OPTIMIST PËR NAFTËN, EDHE PSE AJO ËSHTË SHUMË LARG

“Kërkimet hulumtuese në nëndetin pranë Ulqinit premtojnë se do të gjendet burimi i naftës, ndërsa në territorin tonë ka edhe disa vendburime të tjera”, deklaroi për “Pobjeda” sekretari shtetëror për energjetik dhe miniera në Ministrinë e Investimeve Kapitale Marko Perunoviq.

“Thellësia momentale e pusit në Ulqin është 4.700 metra. Jemi optimist që në thellësinë prej 6.500 metër do të gjendet burimi i leverdishëm ekonomik. Ekzistojnë disa zona interesante për koncesion, nga aspekti i hulumtimit të naftës dhe gazit dhe, në varësi të rezultateve të pusit të ENI/Novatek, kur të shpallen tenderët opinioni do të informohet në kohë”, tha Perunoviq.

Siç tha, pasi të vërtetohen rezervat në burimin ekzistues, faza tjetër është zhvillimi i vendburimit, që nënkupton gërmime shtesë dhe zhvillimin e modelit të prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi