“Çdo vit Ulqinin e vizitojnë me dhjetëra investitor të mëdhenj. Të gjithë ato mbesin të magjepsur me bukuritë dhe mundësitë për investime, por askush serioz akoma nuk ka investuar gjë. Ato të cilët blenë diçka në Ulqin, kanë investuar kryesisht në rrena skuqit”, shkruan korrespodenti i “Pobjedes” nga ky qytet Ana Zhivanoviq.
Ajo tha që në Ulqin investitorët kanë arritur të blejnë, pastaj të prishin hotelet, arritën që kuzhinierët dhe recepsionistët e klasës së parë ti punësojnë në kioskë, kanë sukses bile edhe në shkatërrimin e burimit të pashtershëm të kripës – Kripores “Bajo Sekuliq”. “Nga margaritari i Adriatikut dhe qytetit me ekonomi të pasur dhe turizmin më të zhvilluar në Mal të Zi ka mbetur – kujtimi për kohët e bukura”, pohon ajo dhe shton që “i vetmi investim i suksesshëm në Ulqin, ura mbi Port Milenë, është dhuratë e Qeverisë së Malit të Zi, me vlerë prej 13,9 milion euro”.