Centrali me erë në Mozhur do të fillojë punën provuese në fund të nëntorit, shkruan “Pobjeda”.
Siç thuhet, në rast të përfundimit të suksesshëm të punës provuese, kohëzgjatja e së cilës varet nga një sërë faktorësh, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do të jap lejen e nevojshme për centralin me erë në Mozhur dhe pas kësaj nis puna e vërtet, komerciale e centralit me erë.
Vlera e këtij investimi është 89 milion euro. Me projekt është paraparë ndërtimi i 23 gjeneratorëve me erë me nga dy megavat fuqi të instaluear.









