“Pobjeda”: “REKREATRUSIT” TË FAMSHËM I HUMBET ÇDO GJURMË!?

Atlas grupa, Atlas grupi“Atlas grupi” i Dushko Knezheviqit paditi kompaninë “Rekreaturs” duke kërkuar 44 mijë euro të cilat, siç pohojnë, ia kanë paguar në llogari të një pjese të kredisë të cilën kjo kompani nuk ia kanë kthyer “Atlas bankës” prej vitit 2013, shkruan “Pobjeda”.

Siç thuhet, pasi që “Rekreatursi” iu përgjigj padisë së “Atlas grupit”, gjykata s’kishte mundësi t’ju dorëzojë asnjë thirrje dhe as dokument, sepse në adresën e vendosur në përgjigje ndaj padisë nuk është më. Për këtë arsye gjykata solli vendimin se të gjitha thirrjet e bëra “Rekreatursit” do të afishohen tek tabela e shpalljeve të gjykatës, duke pasur parasysh se asnjë nga përfaqësuesit ligjor nuk u paraqit në seancën përgatitëse gjyqësore.

Deri në hapjen e falimentit “Atlas Banka” ishte pronar shumicë i Rekreatursit, ndërsa vitin e kaluar nga Komuna e Ulqinit, pas tre dekadash e gjysmë kontestesh, fitoi 6,4 milion euro për shkak të shembjes së pushimores sindikaliste “Kosovo 1” (K1) në vitin 1983 në Plazhin e Madh.

Disklajmer NEW 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”