Tenderi i parë që do të shpallet gjatë këtij viti do të jetë për Ndërmarrjen hotelerike “Riviera e Ulqinit”, për të cilën ekziston interesimi i investitorëve, shkruan “Pobjeda”.
Me Planin e Këshillit për privatizim dhe investime kapitale janë lënë më shumë mundësi të privatizimit të kësaj ndërmarrje më të rëndësishme të Ulqinit: me shitjen e aksioneve, një pjese të pronës ose dokapitalizi, ndërsa mundet edhe kombinimi i ndonjërit nga këto modele.
Nga Komisioni tenderik kanë pohuar se turoperatori gjerman “TUI” është i interesuar për pronën që ka në dispozicion NHT “Riviera e Ulqinit” – Adën dhe hotelin “Belvi”.








