Podgorica: ARRESTOHEN SULMUESIT NË AMBASADËN SHQIPTARE

AA (1)Policia e Podgoricës ka arrestuar tre persona për shkak të dyshimit se kanë gjuajtur me gurë Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

Siç transmeton Portal Analitika, këto persona me kapuça në kokë rreth orës 10 e 30 minuta kanë gjuajtur ambasadën me gurë.

Nga policia është lajmëruar që në incident askush nuk është lënduar, ndërsa në ndërtesë të Ambasadës janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga Ambasada për Portalin Ul-info është pohuar që xhamat në ndërtesë ku ato qëndrojnë janë thyer. “Mendojmë që bëhet fjalë për incident të panevojshëm, sepse Mali i Zi nuk ka lidhje me atë çfarë ndodhi para dy netësh në Beograd”, shtojnë diplomatët shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…