Sipas dokumentacionit nga hetimi financiar, në të cilën “Vijesti” dhe “CIN-CG” kishin qasje, borxhi i disa kompanive dhe personave të lidhur me Dushko Knezheviqin, u mbuluan përmes kontratave për transferimin e të drejtave të themelimit të SHPK “Rekreaturs Budva” në “Atlas banka”.
Me këtë transaksion janë paguar 14 milion euro të kredive dhe borxheve të rrezikshme.
Kështu Atlas Banka duke marr pronën nga kompanitë tjera të Knezheviqit mbuloi kreditë që u vlerësuan si vështirë të pagueshëm.
Kontrata me të cilën u fshi kredia e Gjukanoviqit dhe të emrave tjerë të njohur u përpilua më 22 shkurt të vitit 2017, ndërsa një pjesë të pronësisë së Rekreatursit Atlas Bankës ia kanë dhënë kompanitë Atlas Invest nga Podgorica dhe VB Holding nga Qiproja, të lidhura me Knezheviqin. Kontrata u protokollua dy ditë më vonë, më 24 shkurt, në Regjistrin Qendror të Subjekteve Ekonomike.