Podgorica open 2016: 4 MEDALJE TË ARTA PËR TK “ULQINI”

Taekwondo klub UlqinTë shtunën me datë 30.04.2016 në Podgoricë u mbajt turneu ndërkombëtarë ” Podgorica open 2016″ në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 300 garues nga 8 shtete si, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Senegal, Bosna etj.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues dhe dy referë. Rezultati për garuesit e Ulqinit ishte: Gjithësejt 11 medalje të fituara prej tyre 4 të arta, 1 të argjendit, dhe 6 të bronzit. Me medalje të arta u kurorzuan këto garues me nga dy luftëra të fituara.Ardiana Karamanaga, Amra Dushku, Sara Kraja dhe Edina Kraja. Me medalje të Argjendit u kurorzua Medina Kanaqi. Ndërsa me medalje të bronzit u kurorzuan, Enes Dushku, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga dhe Muhamed Ukoshata. Ndërsa në cilësinë e referit ishte Allmedin Suka dhe Fikret Dushku. Falenderojmë sponsorët për kontributin e dhënë si dhe prindërit e garuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi