Deputeti i Koalicionit Shqiptarë “Bashkë një za” në Kuvendin e Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka bisedoi sot në Podgoricë me ministrin për punë federative dhe evropiane në qeverinë rajonale Rajna – Vestafalia Veriore, Dr. Stefan Hothof Fertner.
Gjeka ia shpalosi zyrtarit gjerman pikëpamjen e partisë së tij për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi dhe nevojën e përshpejtimit të integrimeve evropiane.
Ai Fertnerin në veçanti e falënderoi për vizitën e djeshme në Ulqin dhe për ndihmën të cilën Qeveria dhe institucionet gjermane në vazhdimësi ia japin kësaj komuna, e në veçanti Kripores.