Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, ambasadori Aivo Orav, organizoi të martën mbrëma në Podgoricë koktejin për organizatat e njohura ekologjike të cilët morën pjesë në projektin “Bëhu shembull. Përfshihu!”
Ai me atë rast falënderoi OJQ-të nga Ulqini, “Hapi i Gjelbër” dhe Agjencia Rajonale Zhvillimore – Ulqin biznes asociacioni (RRA-UBA), gjegjësisht drejtuesit Xhelal Hoxhiq dhe Elvir Zeçeviq.
Hoxhiq dhe Zeçeviq shprehën kënaqësinë që ishin pjesë e këtij projekti të madh të cilin e financoi BE-ja dhe ftuan ambasadorin Orav të vizitojë Ulqinin.