Është bërë traditë që në fillim të prillit në Podgoricë të mbahet tubimi i madh për Kriporen e Ulqinit.
Këtë vit Konferenca e 6 Ndërkombëtare për Kriporen do të mbahet me 1 prill në sallën e hotelit “Center Ville”.
Në këtë tubim do të konstatohet se pjesërisht u realizuan përfundimet nga konferenca paraprake, sepse me vendim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga fundi i qershorit të vitit të kaluar kjo hapësirë u shpallë Park i Natyrës, e pastaj edhe Zonë Ramsar.
Në të gjithë raportet e institucioneve evropiane rregullisht theksohet rëndësia e Kripores.