Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”.
Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko Ostojiq i tha gazetës se do të apelojë në gjykatat kompetente.
Aksionarët minoritarë të Kriporës kanë paralajmëruar edhe ngritjen e padive në të cilat, siç kanë thënë, do të kërkojnë dëmshpërblim mbi 200 milionë euro.