Qeveria e re e Malit të Zi e kryeministrit Dritan Abazoviq do të zgjidhet, siç pritet, në fund të javës së ardhshme.
Tanimë është e qartë se ajo do të jetë më “e Ulqinit” në histori. Sepse, përveç kryetarit, pjesë e saj do të jenë edhe të paktën dy ministra nga Ulqini.
Bëhet fjalë për ministrin e financave Aleksandar Damjanoviq dhe ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka.