Podgoricë: U nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit

Dje në Podgoricë, në ambientet e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis këti institucioni dhe Institutit Historik “Ali Hadri” nga Prishtina.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorët e këtyre institucioneve, Gzim Hajdinaga dhe Teuta Shala-Peli, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për nënshkrimin e dokumentit, duke theksuar rëndësinë e tij të madhe jo vetëm për të dy institucionet, por edhe për të dy vendet.

Me atë rast, u ra dakord për konceptin e bashkëpunimit të ndërsjellë, së bashku me propozimin e aktiviteteve specifike të përbashkëta që do të zbatohen në kuadër të programit në fushën e kulturës.

Pikat kryesore të marrëveshjes nënkuptojnë format e mëposhtme të bashkëpunimit midis nënshkruesve:

Shkëmbimi i literaturës profesionale dhe shkencore për nevojat e institucioneve mëmë, bibliotekave dhe institucioneve arsimore;

Realizimi i projekteve kulturore dhe shkencore në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore;

Shkëmbimi i kontakteve dhe bashkëpunimi me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të të dy institucioneve;

Ndihmë e ndërsjellë në zbatimin e projekteve kulturore dhe shkencore;

Publikimi i përbashkët i veprave me interes të ndërsjellë;

Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta mbi temën e trashëgimisë kulturore dhe historike;

Organizimi i ekspozitave dhe prezantimeve të trashëgimisë kulturore.

 

Të dy institucionet shprehin nevojën për të përmirësuar bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën e ndërsjellë në fushën e shkëmbimit të literaturës profesionale dhe revistave shkencore, të cilat janë të rëndësishme për të dyja palët, si dhe për bibliotekat dhe institucionet arsimore në vendet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.