Jovan Nikolaidis ishte fituesi i bursës për qëndrim njëmujor në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë dhe, për këtë arsye, tani qëndron në Tiranë falë programit “Tirana in Between”, organizuar nga “Poeteka” dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Jovan Nikolaidis (Ulqin, 1950) është shkrimtar malazez, poet, prozator, estet, aktivist kulturor dhe botues i njohur në hapësirat e gjuhëve sllave. Përmes botimeve dhe polemikave të tij , ai është i përfshirë në mënyrë aktive në dialogun kulturor ndërmjet shkrimtarëve të rajonit, sidomos me Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Gjatë viteve 1974-1990 Jovan Nikolaidis jetoi në Sarajevë, ku dhe punoi si gazetar për gazetën Oslobođenje. Pas vitete ‘90 ai u rikthye në qytetin e tij të lindjes, ku ka punuar si redaktor dhe drejtor i shoqatës kulturore “Plima” dhe si shkrimtar në profesion të lirë. Qëllimi i kësaj shoqate është promovimi i pluralizmit kulturor në Mal të Zi si edhe krijimi i urave të reja të bashkëpunimit mes qinjëve. Për këtë qëllim Jovan Nikolaidis ka themeluar revistë “Plima / Batica” revistë për kulturën dhe komunikimin e cila botohet në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe)
Që nga viti 1998 ai boton gazetën “Kronika”( revista e parë në gjuhën Shqipe në Malin e Zi.) Kjo është e vetmja gazetë e pavarur politikisht i Malit të Zi në gjuhën shqipe.
Jovan Nikoloidis ka marrë pjesë si lektor në Panairin e Laipcigut (Leipziger Buchmesse), në Forum Tomizza (Itali, Slloveni, Kroaci), Esej danas / Essay today (Istria, Kroaci) etj.
Jovan Nikolaidis vuri në spikamë dhe ndihmoi të bëhen më të dukshme veprat e brezit më të ri të autorëve të Malit të Zi, mes të cilëve, Aleksandar Becanovic, dhe Dragana Tripkovic dhe Ognjen Spahic (çmimi i Bashkimit Europian për letërsinë).
Boton edhe me pseudonimin Sandro Galeb.
Vepra letrare në gjuhën shqipe:
– Tespihet prej fosfori – eseistikë (përktheu Janka Selimi)
– Ulqini 33 (përktheu Hajro Ulqinaku)
– Identitetet tona (ese)
– Gratë e shquara shqiptare – përkthyer nga Jovan Nikolaidis – botim i mundësuar rrjeti letrar “Traduki”.
Vepra të tjera:
– Velaskez (novelë e shkurtër),
– Valdinos 33 (novelë)
– Letrat e Ulqinit (kronikë)
– Faji Malazez (komente politike)
– Këngë me shikim kah ajo (poezi),
– Ditari për hiçin (proza postmoderne) etj
__________
Një pjesë nga një dorëshkrim i shkrimtarit: “Jovan Nikolaidisi është i lindur në Ulqin, në kasabanë më të bukur në planet. Dashuria ndaj vendlindjes ia ka përcaktuar temën për opusin e tij letrar, duke tërhequr vërejtjen se, për atë krijimtari vlen rregulli që: ajo që është provinciale shpesh ka vlera universale.”
__________
Pavarësisht se flet për situata, për shfaqje dhe personalitete mjaft konkrete nga e kaluara dhe e sotmja malazeze (pa anashkaluar forcat e reja të vyera dhe zërat ndryshe në skenën intelektuale) shkrimtari malazez, veprimtari shoqëror dhe intelektuali Jovan Nikolaidis në të vërtetë flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku tjetër…
Në tekstet e tij Nikolaidis diagnostikon sëmundjen e shoqërisë malazeze izolimin, vetëmashtrimin, prirjen për harresë, falsifikimin dhe zbukurimin e rolit të vet në histori, atë ‘mendjemadhësi të çuditshme, atë krenari dhe paturpësi të inkurajuar, në veçanti, me tallje dhe ligësi, me një cinizëm të pakultivuar’. Duke u nisur nga këto, sipas Nikolaidisit, malazezët ‘janë të barabartë me Zotin’ dhe e sodisin në mënyrë shterpe dhe imagjinare të kaluarën e tyre heroike. Autori përmend ata shembuj të ngurtësuar sjelljeje dhe arsyetimi të cilat kanë ngecur në fytin malazez dhe pengojnë kalimin e lirë të oksigjenit. Esetë e tij janë disi të ashpra, por në fakt janë një goditje shpëtimtare në kurriz të atij që ka mbetur pa frymë.