Punonjësit e Policisë në Ulqin kanë ngritur padi penale kundër pesë personave për pesë vepra penale zënie e kundërligjshme e tokës, kurse një person do të mbajë përgjegjësi penale për veprën prodhim, mbajtje dhe vendosje në qarkullim të paautorizuar të lëndëve narkotike, thuhet nga Drejtoria e Policisë.
Siç thanë, në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin policia ngriti paditë kundër L.B. (30), G.P. (41), N.V. (51), S.V. (49) dhe D.V. (41), të gjithë nga Ulqin, për dyshimin se kanë kryer pesë vepra penale të zënie e kundërligjshme e tokës.
Po ashtu, policia e Ulqinit ka ngritur padinë penale kundër E.I. (16) nga Ulqin, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale prodhim, mbajtje dhe vendosje në qarkullim të paautorizuar të lëndëve narkotike.
“Gjatë kontrollit nga zyrtarët policor, E.I. e hodhi paketimin me përmbajtje kanabis, të cilin paraprakisht e ka blerë nga personi i panjohur. U gjetën 30 gram kanabis”, thanë nga policia.