Policia: ARRESTIME NË ULQIN PËR SHKAK TË FAJDEVE

Prangat, Lisice, Policia, PolicijaH.Q. (52), nga Deçani, me banim në Ulqin, u arrestua dhe ndaj tij, para prokurorit kompetent, u ngritë padia penale për dhënien e parave me fajde, nga ç’gjë përfitoi 40.000 euro.

“Aktivitetet e policisë dhe prokurorisë çojnë drejt dyshimit që H.Q. ka kryer veprën penale të fajdeve në mënyrë që në fillim të vitit 2007 i dha para me vlerë prej 20.000 euro V.L. nga Ulqini me të ashtuquajturën kamatën e fajdeve prej 20% në nivel mujor”.

Si mjet sigurie për kthimin e borxhit nga fajdetë, H.Q. dhe V.L. kanë nënshkruar kontratë fiktive për shitblerjen e patundshmërisë e cila ndodhet në Ulqin, me sipërfaqe prej 1.229 m2, e cila ishte në pronësi të të dëmtuarit V.L. Meqë V.L. nuk e kthej borxhin, H.Q, siç dyshohet, me pëlqim të V.L, me palën e tretë M.R. nënshkroi kontratën e shitblerjes së patundshmërisë së përmendur me çmim prej 100.000 euro.

Pas dhënies së parave, H.Q., siç dyshohet, ka mbajtur për vete 40.000 mijë euro nga shuma totale e shitjes së patundshmërisë. Me këtë, siç dyshohet, u arritën karakteristikat thelbësore të veprës penale fajde, mbasi që H.Q. morri për vete 20.000 euro borxh dhe 20.000 euro në emër të të ashtuquajturës kamatës së fajdeve nga i dëmtuari V.L.”, thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi