Policia e Podgoricës, duke vepruar sipas flet-arrestit ndërkombëtar të organeve kompetente të Kosovës – NCB Interpol UNMIK, ka arrestuar shtetasin e Serbisë Mirko Gegoviq (67), të lindur në Gjakovë, transmeton CdM.
“Flet-arresti ndërkombëtar i NCB Interpol UNMIK është shpallur për Gegoviqin për arsye të sigurimit të prezencës në procesin penal i cili kundër ti mbahet para gjykatës kompetente të Kosovë, në bazë të dyshimit se ka kryer vepër penale krim lufte kundër popullsisë civile, për të cilin është parashikuar dënimi deri 40 vite burg”, njoftohet nga Drejtoria e policisë.
Dyshohet se Gegoviq në vitin 1999 ka ndihmuar dhe dhënë përkrahje në sulmin ndaj popullsisë civile në fshatin Reka e Keqe.
Ai është dorëzuar gjykatësit për hetime në Gjykatën e lartë në Podgoricë, i cili i ka caktuar burg ekstradues.