Policia ka ngritur padinë penale ndaj të miturit D.I. (14) nga Ulqini për shkak të dyshimet se ka kryer veprën penale grabitje.
“Dyshohet se D.I., më 21 janar të këtij viti, ka sulmuar fizikisht në rrugë personin mashkull dhe ia grabiti portofolin ku ishin rreth 150 euro dhe rreth 60 000 lekë”, thanë nga policia.
Për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i parave, më 27 janar është arrestuar SH.T. (29) nga Kosova, me banim në Budvë.
“Ai, më 24 janar, në tre objekte shitëse ka futur në qarkullim monedhat me apoenë 50 euro për të cilat ka ditur se janë të rrejshme, e të cilat i ka marrë paraprakisht nga personi i panjohur si të vërteta”, shtuan nga policia.