Policia në Tivar ka arrestuar Millosh Rakoçeviqin (26) nga Podgorica për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – prodhim, mbajtje dhe shitje e drogës, mëson Portali Standard nga policia.
Siç mësojmë, punonjësit e policisë kanë gjetur paraprakisht rreth një kilogram drogë tek R.E. nga Ulqini.
Policia ndërmorri të gjitha aktivitetet dhe dyshojnë se R.E. e ka blerë drogën nga Rakoçeviqi në Podgoricë.