Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë.
“Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike marihuanë me peshë totale 54.3 gram.
P.P. është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe së bashku me kallëzimin penal do të dërgohet për kompetencë të mëtutjeshme pranë Prokurorit shtetëror ”, thuhet në njoftim.