Policia e Malit të Zi sekuestroi 107 kilogram marihuanë dhe arrestoi Ulqinakun S.U. (35). Ai dyshohet se ka kryer veprën penale prodhimi, mbajtja dhe shitja e lëndëve narkotike.
Siç theksohet, policia në tunelin Sozina ndaloi automjetin e tipit “Audi A4” me targa të Tivarit e cila lëvizi nga drejtimi i Tivarit kah Podgorica, të cilin e drejtonte S.U.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 100 paketime të lëndës narkotike marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 107 kilogram.