Shefi i Policisë së Ulqinit Sead Gjozoviq ka thënë që ky institucion e pret gati sezonin veror. “Policia merr pjesë në mënyrë aktive në punën e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik i cili është formuar në nivel komunal”, tha ai për “Pobjeda”.
Gjozoviq theksoi që policia gjatë sezonit veror maksimalisht dhe profesionalisht do të veprojë në terren në mënyrë që të ketë sa më shumë aktivitete preventive, e sa më pak represive.
Sipas fjalëve të tija, janë mbajtur mbledhjet edhe me pjesëmarrësit kyç të ofertës turistike në Ulqin në mënyrë që sezoni të kalojë sa më mirë sa i përket aspektit të sigurisë.