Punonjësit e Policisë së Ulqinit kanë kryer të hënën kontrollin e banesës dhe të hapësirave të tjera në një vendbanim të Ulqinit ku gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta.
“Punonjësit e Policisë së Ulqinit në bazë të urdhrit të marr nga ana e gjykatësit për hetim të Gjykatës Themelore në Ulqin, kanë kontrolluar banesën dhe hapësirat të tjera në pronësi të Ç.K., të cilët i përdorin djemtë e tij I.K. dhe I.K. Gjatë kontrollit u gjeti dhe u sekuestrua arma e zjarrit – pistoleta „CZ“ M-57 cal. 7,62 mm, si dhe pistoleta e gazit “Blow” me një fishek gazi në grykë”, thonë nga Drejtoria e Policisë.
Siç shtohet, pistoletat u sekuestruan përkohësisht dhe u njoftua prokurori kompetent.