Sot në mesditë në Policinë e Ulqinit detyrën e shefit të këtij institucion e morri komisari i pavarur policor Sead Gjozoviq.
Ai në ndërtesën e policisë erdhi në përcjelljen e Millosh Radulloviqit, shefit të Qendrës policore në Tivar, e cila është superiore ndaj stacionit policor në Ulqin.
Gjozoviq në këtë funksion ka zëvendësuar Rudolf Elezoviqin, i cili gati gjashtë vite ishte shef i policisë së Ulqinit.
Elezoviq u takua sot me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, liderët e disa partive dhe deputetë në Parlamentin e Malit të Zi të cilët e uruan për punën e bërë dhe i dëshiruan sukses në jetën dhe punën e mëtejshme.